Ingredients
For 4 Person(s)
Brioche
- 1 pete sfoliat
- 4 luge gjelle cokokrem
- pak sheqerkallamsheqeri
- pak sheqer pluhur
Brioche te thjeshta me nutella Directions
-
Marrim peten dhe i hedhim pak sheqer siper. Me ane te nje peci (okllahie) , e shtypim nga siper . E kthejme peten nga ana tjeter, permbys dhe e presim ne tete pjese duke formuar trekendesha .
-
Ne cdo pjese vendosim nga pak nutella (rreth 1 luge kafeje ) . Mbyllim trekendeshat duke filluar nga pjesa e jashtme drejt asaj te brendshmes. Vendosim brioche ne nje tave me leter furre poshte . Vazhdojme keshtu per pjeset e tjera.
-
Fusim ta pjekim ne furre te nxehte 180 grad perreth 12-15 min, derisa te shohim qe siper embelsirat kane marre nje ngjyre te arte. Me pas i leme te ftohen pak dhe i vendosim ne pjate . Sipas deshires mund ti hedhim pak sheqer pluhur ne momentin kur i servirim.
-
Ju befte mire !