Përbërësit
SASIA E PËRBËRËSVE VARET NGA NUMRI I BYREÇKAVE QË DONI TË BËNI
- petë të gatshme sfoliatë
- brokoli
- salsiçe të freskëta
- djathë të bardhë
- vaj ulliri
- kripë
- piper
Hapat
- Petën e madhe të sfoliatës, e presim në disa petë të vogla katrore.
- Ziejmë brokolin dhe e presim në copa të vogla. I rregullojmë shijen me kripë, piper dhe vaj ulliri.
- Po aty thërrmojmë pak djathë të bardhë. Presim salsiçen në feta të holla dhe ia shtojmë brokolit.
- Me këtë masë mbushim secilën prej petave të vogla dhe duke kapur cepat e katrorit i bashkojmë në qendër.
- I pjekim në furën e parangrohur në 180 gradë për disa minuta.