Përbërësit

  • 1 copë (300gr) mish
  • 1 qepë
  • 2 gota ujë të ngroht
  • 1 kubë supë
  • 4 lugë Uthëll
  • 2 lugë gjelle Rrush te thate
  • 2 lugë gjalpë
  • vaj
  • Krip
  • Piper te zi
  • pak magdanoz

Hapat

  1. Rrushin e thatë e vendosim në një enë, në të vendosim një got ujë, pastaj e lëm për 30 minuta, derisa rrushi të zbutet.
  2. Kuben e supes e vendosim në një gotë ujë të nxehtë dhe e lëm të shkrihet.
  3. Copen e mishit e kryposim, i shtojmë piper të zi, pastaj e fërgojmë, derisa shohim që mishi është gati. Pastaj e largojmë anash.
  4. Në të njejtin tigan fergojmë qepën e coptuar, qepën e fërgojmë derisa ajo të zbutet, pastaj i shtojmë uthullen e molles, dhe goten që kemi të mbushur me kuben e supes, rrushin e thatë e kullojmë nga uji dhe e vendosim në tigan, masen e përziejmë mirë, pastaj e shtojmë copen e mishit, dhe vazhdojmë ta ziejmë për 10 minuta.
  5. Mishin e largojmë nga tigani, ndërsa pjesën tjetër e lëm në tigan dhe ia shtojmë gjalpin.
  6. Mishin e vendosim në pjatë për servim, sipër i shtojmë salcen e përgaditur që kemi në tigan.
  7. Magdanoz për shije, i shtojmë sipër.