Fillimisht ndajmë copat e mishit, i kryposim ato, pastaj i vendosim në tigan për fërgim.
Mishin e fërgojmë në zjarrë mesatar nga 7 minuta në të dyja anët.
Në një tgan tjetër i vendosim që t’i fërgojmë kërpudhat dhe qepët e prera, i lëm derisa të zbuten, pastaj shtojmë ujin e përzier me kuben e supes, i ziejmë për 4 minuta, pastaj shtojmë mustarden, dhe 1 lug uthull.
Masen e lëm që të zihet për tre minuta, pastaj e vendosim tek tigani me mishin e fërguar.
Kështu mishi me kërpudhat është i gatshëm për tu ngrënë.
Bizelet i ziejmë në tenxhere.
Sipas dëshires domatet i fërgojmë në tigan, në të dyja anët për nga 2 minuta.
Kështu darka është gati, dhe në fundë fitojmë një pajtë dekorative dhe të shijshme.
Ju bëftë mirë