Përbërësit

  • 1 kg mish i bardhe pule
  • Krip
  • piper i zi
  • 200 gr majonez
  • 1 luge senf (mustarde)
  • Pak pluhur i gatshem per mishin e pules
  • 4 thelbinjë hudhër
  • 150 gr biskota te njelmeta (mundet nga biskotat TUC,jane me te shkrifta)
  • 150 gr susam

Hapat

  1. Mishin e bardhe e prejm ne shtresa me te holla.
  2. Kriposim dhe piperosim pak(kujdes sepse edhe biskotat e njelmeta jane aty).
  3. Perzijeme majonezen, senfin,pluhurin per pjekje te mishit te pules, dhe hudhren e grire ne rende.
  4. Mishin e veme ne kete salce te perzier dhe perzijme me duar ne menyre qe salca te depertoje ne cdo pjese te mishit te bardhe.
  5. Mishin me salcen e leme ne frigorifer per 2 ore qe salca te depertoje mire ne mishin e bardhe.
  6. Ne nje ene tjeter perzijme biskotat e njelmeta te bluara dhe susamin.
  7. Pastaj secilen pjese te mishit e kalojme ne perzierjen e biskotave te njelmeta dhe susamin dhe radhisim ne tave te mbuluar me leter per pjekje.
  8. Pjekim ne 170 grade derisa te merr ngjyre te kuqrremt.
  9. Servojme pure patatesh,sallate te bollshme