Përbërësit

  • 800g fileto viçi
  • ½ gotë konjakë
  • 300gr kërpudha champignon
  • 15gr kërpudha porçini
  • 20gr gjalpë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 petë drejtkëndëshe sfoliatë
  • 1 vezë e tundun

Hapat

  1. Për të përgatitur fileto individuale, presim mishin në 6 copa.
  2. E kriposim, I hedhim piper në të gjitha anët dhe e lëmë për 10 minuta. Ndërkohë, vendosim në zjarr një tigan të madh me gjysmën e gjalpit, derisa të fillojë të krijojë shkumë.
  3. Pjekim pak fileton në gjalpë, mjaftojnë më pak se dy minuta për secilën anë.
  4. Kur të kemi skuqur njërën anë, shtojmë konjak, duke e hequr tiganin nga zjarri, për të shmangur flakën që mund të krijohet. Pasi ta skuqim, e lëmë fileton mënjanë, të mbuluar me një letër alumini.
  5. Lajmë shpejt kërpudhat, u heqim bishtat dhe pastaj i presim.
  6. Nxehim një tigan me gjalpin e mbetur dhe hedhim në të kërpudhat champignon për 7-8 minuta.
  7. Më pas shtojmë kërpudhat porcini, duke ua hedhur kripën në fund të skuqjes.
  8. Fusim kërpudhat në një blender, derisa të bëhen pure. I kullojmë për t’ua hequr lëngun në rast se krijohet.
  9. Ndezim furrën në 180°C.
  10. Përgatisim një tepsi të veshur me letër kuzhine. Hapim petën sfoliatë dhe e ndajmë në gjashtë pjesë.
  11. Vendosim çdo fileto, pasi e kemi fshirë nga pak me pak letër duarsh kuzhine, mbi një copë petë. Pjesën e sipërme të filetos e lyejmë me kërpudhat e grira, shtojmë pak kripë, më pas e vendosim petën sfoliatë sipër dhe e mbyllim duke e shtypur mirë fileton nga poshtë. Duhet të bashkohen pa krijuar qese ajri.
  12. Presim pjesët e petës së mbetur, këndet e prerë i fusim poshtë filetos dhe e kalojmë fileton në tepsinë e veshur. Tepricat i përdorim për të formuar zbukurimet.
  13. Shpojmë sipërfaqen e çdo filetoje me një shkop, që të krijojmë një dalje ajri gjatë pjekjes. Presim disa copa letrash alumini dhe petën që tepron e përdorim për të zbukuruar fileton, duke I ngjitur mbi sipërfaqe pak vezë të rrahur.
  14. Përfundojmë duke lyer sipërfaqen e filetove dhe zbukurimeve me vezën e rrahur. Më pas e fusim në furrë, ku e lëmë për 15 minuta (nëse e duam rozë nga brenda)