Përbërësit

  • 1 gotë thjerreza (të lëna në ujë të ftohtë më parë për rreth 1 orë)
  • 1 kuti ton natyral rreth 250 g
  • 2-3 domate
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1 tufë gjethe magdanozi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi
  • 2 qepe te njoma

Hapat

  1. Vendosni thjerrëzat të ziejnë në ujë të bollshëm për 20 minuta ose derisa shikoni që janë zierë.
  2. Kullojini dhe vendosni në një mikser ku do të shtoni dhe pjesën tjetër të përbërësve. Bluajini derisa të bëhet një brumë i lidhur mirë.
  3. Provoni nëse ka akoma nevojë për kripë dhe piper. Pastaj me ndihmën e pak vaji krijoni qofte të madhësisë që dëshironi.
  4. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200°C për 15 minuta.
  5. Lërini të ftohen paksa para se t’i shërbeni me një sallatë stinore.