Përbërësit

  • gjysme kg mish viçi
  • 2 Speca te gjelber
  • 5 copa Hudhra
  • 1 luge te gjelles kripë
  • 1 luge te gjelles biber i kuq
  • pak Biber i zi

Hapat

  1. Hudhrat, specat dhe biberin e kuq i vendosim në blendar për tu grimcuar.
  2. Mishit ia shtojmë erëzat dhe glazurën e grire.
  3. Mishin e vendosim në frigorifer, për 3-4 orë pritje.
  4. E marrim nga frigorifer mishin dhe me dore e vendosim te druri (ose teli) i skarë, e lyejmë pak me vaj.
  5. Nër skarë e vendosim një enë me ujë.
  6. Mishin e pjekim deri sa të skuqet, pas pjekjes mund ta shërbeni me qepe dhe patate të fërguara, speca.
  7. Ju bëftë mirë!