Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Tel Avivi pritet të bashkohet me programin amerikan të heqjes së vizave këtë shtator.
“Sot, ne sollëm lajme të rëndësishme për qytetarët e Izraelit. Siç kemi premtuar, kërkesat legjislative për marrjen e një përjashtimi nga viza amerikane janë përfunduar me sukses,” tha Netanyahu në një deklaratë.
Ai tha se në muajt e ardhshëm, Izraeli “do të përmbushë kërkesat shtesë”.
Izraeli filloi procesin për të përmbushur kërkesat për hyrjen në programin amerikan të heqjes së vizave disa vite më parë.
Izraeli “pritet të hyjë në listën e vendeve të përjashtuara nga viza për SHBA-në” deri në shtator 2023, tha Netanyahu.
Njoftimi i tij vjen mes tensioneve në marrëdhëniet midis Tel Avivit dhe Uashingtonit lidhur me planet e rishikimit të drejtësisë nga qeveria izraelite.
Ndërkohë, Zëvendës zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel tha, “Pjesëmarrja në VWP kërkon që Izraeli të ofrojë trajtim të barabartë dhe të drejta hyrjeje për të gjithë qytetarët dhe shtetasit amerikanë, në portet e hyrjeve dhe pikat e kontrollit të Izraelit, ashtu siç Shtetet e Bashkuara do t’u jepnin privilegje të tilla udhëtimi pa viza qytetarëve izraelitë.”
Presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk do ta presë së shpejti Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, në shenjë proteste të SHBA-së kundër reformës së propozuar gjyqësore, e cila shkaktoi protesta masive në Izrael gjatë javëve të fundit.
Të hënën, Netanyahu u përkul para presionit dhe njoftoi një ndalim të përkohshëm të planeve të rregullimit të drejtësisë.
Burimi: AA