Përbërësit
- 1.5 L birre
- 1 qepë
- 5 thelpinje hudher
- 120 ml vaj ulliri
- 1 luge krip.piper te zi
- majdanoz
- gjethe dafine
PJEKJA:
- 2 kg pulë
- 1.5 kg patate
- karrota
Hapat
- Nje pule me madhesi 2 kg pastrohet mire dhe lihet ne nje ene me perbersit e marinimit.
Ena duhet te jete mjafte e madhe qe ne nderkohe te rrotullojme pulen qe te marinohet mire ne te gjitha pjeset dhe lihet nga 12 deri 24 ore te marinohet. - Pra vetem e marinojm dhe mund ta leme gati dy dite ,dhe mund ta kemi gati shume me heret nga c’na nevoitet qe mos ti bejme rremuje veti kur kemi me shume per te pergaditur.
Kur me ne fund vendosim ta pjekim e nxehim furren me 200 gr per 60 minuta dhe pastaj ulim temperature ne 180 grade per 50 minuta. - Ne mes te taves ku do ta pjekim mund te qesim patate ,karrota dhe cfaredo qe deshirojme si dhe nga perbersit e marinimit si qepen ,hudhren,magdanozin etj.dhe pasi e mbeshtjellim mire me folie alumini e leme deri ne gjysmen e kohes,pra pas gati 60 minutave se pjekjes dhe pastaj largojme folien dhe e skuqim mire qe te behet me kercelluese lekura.
- Ne nderkohe gjate pjekjes e lagim me lengun qe leshon pula,dhe me te njetin leng I lagim edhe perimet perreth pules.