Përbërësit

  • pulë e ndare ne pjese te rendomta ose vetem shpatulla
  • vezë
  • miell
  • prezle (buke e thekur e bluar)
  • vaj per fergim
  • piper
  • vegete
  • piper i kuq
  • vaj ulliri
  • hudhër pluhur

Hapat

  1. Pulen e pastrojme mire dhe e ndajme ne pjese te rendomta.
  2. Pulen e qesim ne nje ene me uje sa te mbulohet dhe i shtojme 1 luge krip.
  3. Pastaj vihet ne zjarre te vloj derisa te zihet mire.
  4. Pastaj largojme pulen nga zjarri,kullojme pjeset e pules nga lengu(lengun e pules mos e humbni sepse mund te pardoret per supe dhe eshte shume e shijshme).
  5. Pastaj pjeset e pules i kalojme neper melmesen per mish pule te gatshme qe blihet dhe e leme per dy ore.
  6. Pjeset e pules i kalojme ne miell,neper vezen e tundur e pastaj neper prezle.
  7. Vajin e nxehim dhe i fergojme pjeset e pules ne tigan me vaj ne te dyja anet derisa te skuqen.
  8. Pule shume e shijshme me pjese kercelluese nga jasht kurse mbrenda nje mish i bute dhe shume i shijshem.Kete garniture mund ta servoni me patate te skuqura ,me oriz etj sipas deshires.