Fileto pule me salcë kërpudhash
Përbërësit
- 500 gr fileto pule
- 4 luge margarinë
- 1 qepë
- 150 gr kërpudha
- 250 ml supë pule (e zier me mishin e pules ose supe katrore e gatshme)
- 1 luge miell
- 1/2 lëng limoni
- magdanoz
- kripë
- piper i zi
Hapat
- Mishin e pules e rrahni me cekan mishin dhe e preni ne copeza te vogla.
- Kriposet dhe piperoset sipas shijes.
- Ne nje tave qesim gjysmen e margarines dhe ne te fergojme filetot e prera ne copeza.
- Fergojme derisa mishi te jete i pjekur pergjysem.
- Largojme mishin nga tava dhe shtojme pjesen tjeter te margarines dhe qepen e grire imet,shtojme kerpudhat dhe fergojme derisa lengu qe leshojne qepa dhe kerpudhat te shterroj.
- Shtojme 250 ml supe pule,lengun e limonit,dhe nje luge miell dhe perziejme derisa salca te trashet.
- Ne po kete ene kthejme mishin e pules dhe ziejme edhe per disa minuta derisa mishi te arrije zierjen e nevojshme.
- Mishine qesim ne pjate dhe dekorojme me magdanoz te grire .