Përbërësit
- 1-1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
- 2 qepë mesatare të grira hollë
- 3 lugë supe vaj ulliri
- 3 gjethe dafine
- 100 ml vere
- 1 kuti domate konservë të grira
- 1-2 lugë supe domate pelte
- 1 dru kanellë
- 200 ml ujë
- kripë
- piper
Hapat
- PËRGATITJA E MISHIT Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine. S’duhet të kenë fare lëngje.
- Në një tenxhere, mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10 minuta.
- E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta.
- E hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1 minutë, pastaj e shuajmë me verë.
- E lëmë gjersa të avullojë vera.
- PËRGATITJA E SALCËS Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin.
- E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1.5-2 orë, gjersa mishi të bëhet i butë.
- Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë n.q.s nevojitet.
- SERVIRJA Në pjatancë, ose në pjata, e ngrohtë me oriz, ose pure patate ose patate të skuqura.