Rrolladë me mish dhe me spinaq
Përbërësit
- 300 gr mish te kuq
- 200 gr spinaq
- 2 vezë
- 150 gr djath (kaqkavall)
- ½ qepë
- 50 gr margarinë
- kripë
- piper
- origano
Hapat
- Mishi i kuq duhet të jetë në formë të fileve dhe shumë i hollë për nga trashësia.
- Rrihet me çekan të kuzhinës mish i kuq dhe kriposet pak me kripë dhe piper.
- Spinaqi pastrohet me ujë dhe grimcohet shumë imët.
- ½ e qepës coptohet dhe vendoset në një enë me 50 gr margarinë.
- Fërgohet qepa mirë dhe në të vendoset spinaqi i grimcuar, në këtë masë shtojmë edhe një gotë të vogël me ujë dhe 2 vezë në mënyrë që të zbutet spinaqi dhe të krijohet një masë e njëtrajtshme.
- Pasi që të kavërdiset spinaqi në mishin e petëzuar hedhim mbi të masën nga spinaqi në formë të shtrirë.
- Mbi të hedhim djathin e prerë nëpër të gjithë pjësen e mishit dhe spinaqit… Veprojmë kështu derisa ta përfundojmë të gjithë masën.
- Mishi bashkë me spinaqin rrotullohet në fomë të rolesë dhe vendoset në një enë të rrafshët me 1 gotë ujë dhe e gjithe kjo vendoset në furrë.
- Nëse mishi nuk qëndron në formë të rolesë lidheni me penjë të kuzhinës.
- Në furrë ushqimi qëndron për 30 -40 min në tem 200 gradë.
- Asesi mos e shtoni temperaturën pasi që mund ta thani mishin sepse është i hollë.
- Kur nxirret nga furra prejeni në pjesë të holla dhe servireni në pjatë./botasot/