Përbërësit

  • 1 pulë e fresket
  • 50 gr gjalpë ne temperature dhome
  • Rigon ose rozmarine
  • lekure limoni e grirë
  • 1 lt leng pule
  • 1 lugë gjelle miell
  • kripë
  • piper i bluar ne moment

Hapat

  1. Perziejme ne nje tas 2/3 e gjalpit me lekuren e limonit, piperin Sperkasim mire pulen me kripe dhe e lyejme me gjalpin qe pergatitem.
  2. E vendosim ne nje tepsi te pershtatshme, ne te cilen kemi hedhur dhe gjysmen e lengut te pules.
  3. Mbulojme me leter alumini sa me mire qe te mundemi. Fusim tepsine ne furre dhe pjekim ne 180 grade per rreth 1 1/2 ore.
  4. Heqim letren e aluminit, ngreme temperaturen ne 200 grade dhe pjekim per 30 minuta akoma.
  5. Nxjerrim pulen nga furra dhe ruajme te ngrohte. Skuqim ne nje tigan miellin ne pjesen e ngelur te gjalpit, por pa e lejuar te marre ngjyre.
  6. Shtojme lengun e tepsise dhe gatuajme duke perziere vazhdimisht.
  7. Shtojme dhe pjesen tjeter te lengut dhe vazhdojme te gatuajme deri ne viskozitetin e deshiruar.
  8. Rregullojme shijen per kripe po te jete nevoja. Sherbejme pulen te shoqeruar me salcen qe pertatitem dhe patate furre.