-
Özgür Töre -
Japonia ndalon shtetasit e huaj të hyjnë në vend nga e hëna deri në fund të janarit për shkak të variantit të ri dhe më ngjitës të koronavirusit që ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi u regjistruan disa raste të variantit të ri Covid-19 në Japoni, Ministria e Jashtme japoneze njoftoi ndalimin e hyrjes të të gjithë shtetasve të huaj jorezidentë si masë paraprake.
Ministria e Jashtme thotë se ndalimi i hyrjes do të fillojë të hënën dhe do të zgjasë deri më 31 janar.
Shtetasit japonezë dhe të huajt që jetojnë në Japoni do të lejohen të kthehen në vend, por atyre u kërkohet të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Aplikantët tani duhet të mbajnë dëshmi të një testi negativ 72 orë para nisjes për në Japoni dhe të izolohen për dy javë pas mbërritjes.
Japonia gjithashtu pezullon lëshimin e të gjitha vizave afatgjata.
Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi të premten se pesë persona, të gjithë nga Britania, ishin gjetur të infektuar me llojin e ri të koronavirusit.
Japonia ka konfirmuar gjithsej 217,312 raste, përfshirë 3,213 vdekje. Vetëm Tokio raportoi 949 raste, duke vendosur një rekord të ri.