Përbërësit
- 1 pulë afro 1 ½ kg
- 1 filxhan çaji oriz (basmati)
- 100 gr gjalpë
- 1 qepë
- 1 lugë mustardë (senf)
- kripë
- piper
- vegete
- rozmarine të freskët ose të tharë
Hapat
- Pula pastrohet, fshihet, lyhet nga të gjitha anët me mustardë.
- I hidhet kripë, piper, vegetë dhe ruzmarinë.
- Në ndërkohë, zihet orizi 10 min. në ujë me kripë. Qepa e grirë imët, fërgohet në 50 gr gjalpë gjersa të zbutet.
- Hidhet orizi i kulluar, fërgohet pak me qepë, hidhet pak kripë e vegetë dhe me këtë masë orizi, mbushet pula.
- Vendoset në tavë ku do të piqet, mbi i hidhet pjesa e mbetur e gjalpit e nxehur mirë,por jo e djegur dhe ½ gotë ujë.
- Pula mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë Celsius për t’u pjekur 1 orë.
- Zbulohet nga folia, laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes dhe vazhdon të piqet edhe 30 min. gjersa të skuqet mirë.
- Shërbehet me mbushjen dhe sallatë sipas dëshirës.