Përbërësit

  • proshutë
  • fileto pule
  • spinaq
  • djathë mocarela
  • kripë
  • piper
  • gjalpë
  • vaj ulliri

Hapat

  1. Prisni fileton në feta të holla dhe hapeni në banakun e punës.
  2. Vendosni sipër saj një fetë proshutë, djathë mocarel të prerë në kubikë dhe spinaqin e prerë ne copa të vogla.
  3. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe mbështilleni fileton e pulës me ndihmën e një kunje dhëmbësh.
  4. Skuqeni në një tigan ku keni vendosur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë.