Përbërësit

  • 300 gr mish pule
  • 200 gr kërpudha shampinjon
  • qepë të reja
  • buke
  • 2 vezë
  • kripë
  • piper
  • miell
  • thërrmija buke

Hapat

  1. Mishin e pulës e zieni, ia hiqni kockat dhe e bluani në blender bashkë me qepën.
  2. Kërpudhat i grini sa më imët që mundeni dhe i fërgoni, i bashkoni me mishin e pulës.
  3. Shtoni një vezë, pak kripë dhe tul buke të njomur në ujë dhe të kulluar.
  4. Me dorë formësoni qofte të vogla, rrotulloni në vezë të trazuar dhe në mielli (përzierje e përbashkët), pastaj në thërrmija buke dhe i fërgoni në tigan me shumë vaj.