Përbërësit

PËR 6 PERSONA

  • 6 copa mish pule (preferohet gjoksi)
  • 250 gr kërpudha
  • 250 gr brokoli
  • 1 gotë magdanoz
  • 1 gotë verë e bardhë (opcionale)
  • 150 ml ajkë e ëmbël
  • 1/2 lugë biber të zi
  • kripë
  • vaj
  • vegete

Hapat

  1. Së pari pastrojmë mishin e pulës, pastaj e marinojmë me krypë, vegetë dhe piper të zi, pastaj i fërgojmë për 10 minuta në një tigan me vaj, dhe i lëm anash në një pjatë tjetër
  2. Brokolin e vendosim në një tenxhere dhe e ziejmë me ujë të kripur për 20minuta, pastaj e kullojmë dhe e përdorim për servim në pjatë
  3. Në po të njëjtin tigan, shtojmë kërpudhat e coptuara dhe mahdanozin e grirë imët, shtojmë verën dhe ajken, i lëm të fërgohen për pak minuta, derisa masa të bëhet kremoze, dhe u shtojmë erëzat sipas shijes.
  4. Marim taven për pjekje, në të vendosim mishin e pules dhe anash mishit venosim, masën q kemi në tigan
  5. Taven e mbulojmë me folie alumini dhe e fusim në furrë, e lëm te pjeket për 1 orë, në temperaturë 200 gradë
  6. Pas kësaj tava është gati, mundë ta servoni të shoqëruar me pure patatesh.