Përbërësit

  • 1 kg brinjë qengji
  • 800 gr patate
  • 200 gr pançetë e tymosur
  • vaj ulliri
  • ½ gotë vere te bardhe
  • 100 gr bajame të pjekura
  • 1 gotë e vogël raki
  • kripë
  • piper
  • rozmarine

Hapat

  1. Brinjët e qengjit i aromatizojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell.
  2. Në një tigan hedhim 5 lugë gjelle vaj dhe pasi të nxehet skuqim brinjët nga të dy anët.
  3. Në lëngun e mbetur nga skuqja shtojmë verën, rakinë, pak rozmarinë të freskët dhe ½ gotë ujë.
  4. Të gjitha i lëmë të ziejnë ngadalë, derisa të përftohet një salcë, të cilën e kullojmë derisa të bëhet homogjene.
  5. Presim patatet në feta rrumbullake me trashësi 1 cm, i spërkasim me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj.
  6. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë në temperaturë 220 gradë për 20-25 minuta.
  7. Vendsoim brinjët, të cilat i spërkasim me salcën e nxehtë. Në fund i zbukurojmë me bajamet e pjekura.