Si te gatuajme Rizoto me shafran ose Rizoto Milanez – Receta gatimi italiane, Rizoto milanez
Rizoto me shafraneshte nje pjate shume antike, tipike e Italise se Veriut (Lombardise). Eshte i thjeshte per tu pregatitur, i shijshem, i lehte dhe me nje ngjyre te verdhe te kendeshme. Sipas deshires gjithashtu mund ti shtohen edhe kerpudha, salcice apo fruta deti.
Perberesit per 4 persona
- 400gr oriz per rizoto (psh Carnaroli)
- 100gr gjalp
- 150gr djath Grana (apo djath tjeter kackavall te forte)
- 1 liter leng mishi (apo leng te pregatitur nga koncentrate)
- 1 qepe te vogel
- 1 bustine shafran
Fillimisht vendosim lengun e mishit te zieje ne nje tenxhere te cilen duhet ta mbajme gjithmone ne vlim. Ne mungese te tij, mund te perdorim 2 kuba koncentrate vici te cilat i kemi shkrire ne 1 liter uje.
Ne nje tigan te madh kaurdisim qepen e grire holle me gjysmen e gjalpit (gjalpi duhet vetem te shkrije dhe jo te skuqet) ne zjarr te avashem duke i perziere here pas here me nje luge druri. Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen derisa ai ta kete thithur komplet gjalpin. .
Shtojme dy garuzhde leng mishi, e perziejme dhe e leme derisa orizi ta kete thithur komplet, pas kesaj shtojme 2 garuzhde te tjera e keshtu me rradhe derisa te perfundoje koha e gatimit. Ne gjysmen e kesaj kohe, tresim shafranin ne pak leng mishi dhe ia shtojme orizit duke e perziere mire ne menyre qe ai te “ngjyroset” uniforme. Kur orizi te kete arritur butesine e deshiruara, e heqim nga zjarri, e sperkasim me djathin grana te grire dhe i shtojme pjesen tjeter te gjalpit. Perapara se ta servirim neper pjata, eshte mire ta leme te pushoje per rreth 5 minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe te marre shije.
*Keshille: Kur pregatisim rizoton me shafran, duhet qe lengu i mishit te jete ne temperature ambjenti, ne menyre qe te mos bllokoje gatimin, i cili duhet te jete gjithmone ne vlim qe te mos ngadalsoje gatimin gjate cdo garuzhde. Gjithashtu, per te kriposur orizin, mjafton qe ti shtojme kripe lengut te mishit te cilin ia hedhim gradualisht.