Përbërësit

PËR QOFTEN

  • rreth 500 gr mish të grirë
  • 2-3 vezë
  • erëza
  • kripë
  • piper
  • 1 qepë
  • hudhër
  • buke të grirë

PËR MBUSHJEN

  • proshutë Hako në feta
  • djathë mocarela

Hapat

  1. Bëni gati brumin e qofteve duke përzier të gjithë përbërësit e tij dhe në vend që të formoni toptha të vegjël, bëni vetëm dy peta brumi të holla, jo shumë të mëdha.
  2. Duhet të jenë të dyja të së njëjtës madhësi në mënyrë që të shërbehen si tortë.
  3. Është më e kollajshme të piqen në furrë, me letër kuzhine, pasi në tigan mund të prishet forma.
  4. Kur të jenë gati, vendosini menjëherë në mes proshutën dhe djathin.
  5. Formoni tortën sanduiç dhe futini sërish në furrë për 5 minuta.