Në tavë fërgojeni mishin e pulës nga të dy anët për 4 minuta.
Fletët e spinaqit kaloni nëpër ujë të vluar.
Mishit të pulës shtoni 1 dcl ujë, fletët e spinaqit, thelpinjtë e prerë trashë dhe të gjithë përbërësit zieni për 10 minuta, pastaj shtoni qumështin e orizit dhe erëzat dhe vazhdoni t’i zieni edhe 15 minuta.
Para përfundimit të zierjes thërrmijat e grurit përzieni me 2 lugë lëngë mishi, përzieni në gjellë, shtoni zjarrin dhe pasi që gjella të vlojë përfundojeni zierjen.
Për shtojcë ju rekomandojmë oriz të zier, apo patate të ziera.