STOCKHOLM – Një punonjës i një parku kafshësh në Suedinë jugperëndimore u godit për vdekje nga një eland, njoftuan mediat suedeze të hënën.
Burri, një shtetas i huaj, po i çonte antilopat në stalla pasi parku ishte mbyllur, tha zëdhënësi i policisë Robert Loeffel për transmetuesin suedez SVT.
Përplasja ndodhi të dielën vonë në parkun e kafshëve dhe argëtimit Oland në ishullin jugperëndimor të Oland. Policia tha se rasti po konsiderohet si një “aksident në vendin e punës”, që është procedurë standarde.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur brenda rrethimit. Identiteti dhe shtetësia e punonjësit të ndjerë nuk është dhënë.
Eland është antilopa më e madhe në botë.
Që nga e hëna, parku ishte mbyllur për sezonin, sipas faqes së tij të internetit.