Pica me pete te gatshme

spot_img

Përbërsit

Modifiko porcionet

1
Pete te gatshme

E tipit sfoglia

2
Qepe e njome

100 gr
Djath i bardhe

150 gr
Domate qershi

Te kuqe, jeshile dhe te verdha nese i gjeni

1 luge gjelle
Vaj ulliri

Përbërsit

Udhëzime



Shpërnda




Ne kete recete do te shohim si te gatuajme pica me pete te gatshme. Ne fakt eshte nje mix ndermejet pices dhe byrekut te hapur. Shija eshte fantastike dhe pica eshte e bute dhe e shkrifet. Per kete recete duhet te perdorni petet qe shiten te gatshme dhe qe konservohen ne frigorifer deri sa ti perdorni. Per te pergatitur kete lloj pice duhet te perdorni pete sfoglia (eshte nje lloj pete e cila gjate pjekjes shton ne volum dhe eshte e bere me shume pete te holla brenda). Per te pergatitur pica me pete te gatshme ju mjaftojn vetem gjysem ore pasi pergatitja eshte vertet shume e shpejte dhe pjekja po ashtu.

 

(Visited 78 times, 1 visits today)

Hapat

1

I kryer

Si fillim merni nje tave katrore dhe e mbuloni me leter furri (e gjeni ne shitje me emrin carta da forno) dhe me pas hapni mbi te peten e gatshme. Letra e furrit nuk do e le picen te ngjitet dhe do te jete shume e thjeshte qe ta prisni ne feta me pas. Cponi peten me pirun nga siper per te evituar fryrjen e saj.

2

I kryer

Pasi te keni lare domatet qershi, i thani me nje pecete dhe me pas i prisni ne feta te rrumbullakta dhe i sistemoni siper petes.

3

I kryer

Merni qepet e njoma dhe eliminoni bishtat jeshil. Qeroni dhe pastroni pjesen e bardhe dhe me pas e prisni ne feta te rrumbullakta duke krijuar unaza qepe. Dekorni siper peten me qepet.

4

I kryer

Merni djathin e bardhe dhe e coptoni me duar duke krijuar copeza te vogla. E hidhni djathin siper pices duke u munduar qe te jete ne menyre te njetrajteshme.

5

I kryer

Sperkateni siper me vaj ulliri dhe e futni picen me pete te gatshme ne furre te piqet per gati 20 min ne 170°C.

6

I kryer

Kur pica e pete te gatshme te jete gati e ndani ne feta dhe e sherbeni te ngrohte.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles