Speca të mbushur në mënyrë italiane
Nevojiten:
* 4 speca
* 100 gr mish i tymosur
* 100 gr oriz i zier
* ½ kokë qepë
* 2 lugë lëvozhga soje
* 1 lugë djathë i grirë
* 2 lugë salcë domatesh
* ½ lugë piper i kuq
* 1 lugë erëza të përziera, vaj, kripë dhe piper i zi
Nevojiten:
* 4 speca
* 100 gr mish i tymosur
* 100 gr oriz i zier
* ½ kokë qepë
* 2 lugë lëvozhga soje
* 1 lugë djathë i grirë
* 2 lugë salcë domatesh
* ½ lugë piper i kuq
* 1 lugë erëza të përziera, vaj, kripë dhe piper i zi
Gatimi:
Fillojmë me përgatitjen e përmbajtjes për brendinë. Në vajin e nxehtë e vëmë qepën e grirë dhe mishin e tymosur, të prerë në copë të vogla, për skuqje.
Lëvozhgat e sojës i vëmë në një enë të thellë, në të cilën hedhim ujë. Pas një kohe i kullojmë dhe i shtojmë në tiganin në zjarr.
Në një enë të madhe e të thellë e vëmë orizin e zier.
Hedhim gjysmë luge piper të kuq dhe një lugë erëza të përziera. Përmbajtjen nga tigani dhe djathin e grirë e shtojmë në enë dhe e përziejmë me lugë.
Specat e prerë përgjysmë i mbushim me përmbajtjen e përgatitur në enën e madhe dhe i rendisim në tavën qeramike në të cilën kemi hedhur vaj. Në tavë hedhim rreth 500 ml ujë.
Sipër specave hedhim vaj. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 225 gradë.
Me lugë marrim nga lëngu nga tava, shtojmë në enën me salcë domatesh dhe përziejmë me tel kuzhine. Me lugë, mbi specat e mbushura hedhim nga salca e domateve e zbutur me lëng.
Tavën qeramike e kthejmë në furrë që të piqen edhe pak specat. Pasi specat fillojnë të skuqen, tavën e heqim nga furra.
Pjatën për servirje e zbukurojmë me fletë qepë të reja ose majdanoz. Specat e mbushura i heqim nga tava dhe i vëmë në pjatën për servirje. Me garuzhdë hedhim mbi specat nga sosi në të cilin përgatiteshin.