Përbërësit

  • 500 gr makarona
  • 500 gr mish i bluar
  • 400 gr kerpudha te fresketa
  • 1 qepë
  • Krip,piper,vegete dhe pak vaj
  • 900 gr salce domatesh
  • 200 gr djath i grire ne rende

Hapat

  1. Makaronat zihen me uje te kripur sipas udhezimit ne qeske,kullohen,shperlahen me uje te ftohet qe mos te ngjiten dhe lihen menjane.Derisa makaronat te jene zier ju pergaditni mishin dhe te tjerat.
  2. Ne nje tigan qitet qepa e grire imet ne pak vaj.
  3. Shtohet mishi dhe melmesat(kripa,piperi,dhe vegeta) dhe vazhdon te fergohet per 10 minuta.
  4. Kerpurdhat nese jane te fresketa i preni ne fleteza te holla e nese jane te marinuara vetem i kulloni dhe ia shtoni mishit.
  5. Vazhdon fergimi edhe per disa minuta derisa kerpudhat te zbuten mire.
  6. Kur krejt te jete gati shtohet salca a domateve
  7. Tanim krejt perberjen ia shtojme makaronave te kulluara dhe i perziejme mire qe te gjitha.
  8. Ne nje tave zjarrerezistuese e lyejme me pak margarine dhe i qesim makaronat me mishin dhe rrafshojme.
  9. Krejte persiper qesim djathin e grire ne rende dhe e pjekim derisa djathi te shkrihet dhe te kete marre ngjyre te kuqrremt. Ju befte mire.