Përbërësit

  • 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • 1 lugë pluhur qepë
  • 2 thelpinje hudher
  • 200 gr salcice Hako
  • 1 Suxhuk (sallam)
  • 2 filxhan çaj Salce domate
  • pak Rigon
  • pak borzilok
  • pak koper
  • pak kripë
  • pak piper
  • 1 pako makarona penne
  • 1 pako gjalpë
  • pak miell
  • 2 filxhan kafe qumësht
  • 200 gr djathë mocarela

Hapat

  1. Në një tigan të madh të ngrohur më parë hedhim qepën, hudhrën dhe i përziejmë.
  2. Shtojmë salçiçet Hako, salcën e domates dhe erëzat, pastaj e lëmë për pak minuta në zjarr.
  3. Në një tenxhere hedhim ujin që duhet për të zier makaronat, shtojmë dhe kripë.
  4. Për të bërë salcën beshamel: në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, e lëmë derisa të marrë pak ngjyrë.
  5. Më pas shtojmë qumështin dhe e përziejmë ngadalë duke i hedhur pak kripë.
  6. Në një tavë hedhim një shtresë makarona, një shtresë salcë beshamel, një shtresë salcë dhe e përsërisim tri herë këtë.
  7. Më pas e vendosim në furrë në 200 gradë dhe e pjekim për 30 minuta.