Përbërësit
PËR BINJET
- 100 gr miell
- 75 gr proshutë Hako
- 40 gr gjalpë
- 25 gr djath parmixhan i grirë
- 2 vezë
- Pate tartufi
- qumësht
- kripë
PËR KREMIN
- 500 gr patate
- 100 gr pana
- lëng perimesh
- vaj ulliri
- qepë të kuqe
- kripë
- piper
Hapat
- Përgatisim binjetë 1 ditë më parë.
- Ziejmë 100 ml ujë me gjalpin dhe pak kripë pastaj shtojmë gradualisht miellin.
- Me të mbaruar sasia e miellit e heqim enën nga zjarri duke e përzier deri sa brumi të arrijë të shkëputet nga ena.
- E transferojmë brumin në një enë për ta lënë të ftohet.
- E punojmë sërish duke shtuar një nga një, vezët.
- Masën përfundimtare të brumit e ndajmë në toptha të vegjël sa madhësia e një arre (të vogël).
- I Fusim në furrë për rreth 20 minuta në temperaturën 200 gradë.
- Në mikser kalojmë proshutën me parmixhanin dhe një lugë të vogël pate tartufi.
- Përziejmë deri sa të përftojmë një masë homogjene për të mbushur binjetë.
- Për kremin e patateve kaurdisim së pari qepët e kuqe të prera hollë në pak vaj ulliri dhe shtojmë patatet dhe erëzat.
- Pas kaurdisjes hedhim gati një lt lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta.
- Në fund e kalojmë të gjithën në frulator që të kemi një masë kremoze.
- Këtij të fundit I shtojmë edhe panën duke e përzier vazhdimisht.
- Kontrollojmë shijen për kripë dhe piper dhe servirim në një pjatë supe duke shtuar sipër binjetë e mbushura me proshutë.