Kek i kripur me patëllxhanë, djathë dhe proshutë

spot_img

Përbërësit

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME GJATËSI 30X10CM OSE 26CM

  • 3 vezë
  • 75gr miell
  • 75gr niseshte
  • 1 bustine me sode për torta të kripura
  • vaj ulliri
  • 120ml qumesht me yndyre te plote
  • 100gr kackavall te grire
  • 1 patëllxhanë
  • 100gr djathë i bardhë
  • piper/rigon/spec te kuq per shije

Hapat

  1. Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që i lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine.
  2. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, pornë këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes.
  3. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, i presim në copa të vogla.
  4. Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe i përziejmë me kujdes.
  5. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.
Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles