Shpageta me salcë të bardhë
Përbërësit
- 300 gr shpageta
- 200 ml ajkë per zierje(pana kuzhine)
- 200 ml ajkë e tharte(shmant,pavllake,salc kosi)
- 2 thelbinjë hudhër
- 150 djath kaçkavall
- 3 te verdha te vezes
- Krip
- piper
- magdanoz i grire
Hapat
- Shpagetat i zijme me uje te kripur,kullojme.
- Ne nje tigan te thelle qesi hudhren e grire dhe fergojme ne pak vaj.
- Qe te dyja ajkat i perzijme mixer se bashku me te verdhat e vezes.
- Masen e perzier e shtojme ne tigan tek hudhra e zbutur ne vaj dhe ziejme per pak derisa te mari vale.
- Shtojme kackavallin ne rende dhe ziejme edhe per 2-3 minuta.
- Me pas kete perzierje shtojme ne pjata me shpageta te ziera dhe te kulluara.
- Dekorojme me piper te zi,magdanoz te grire etj.