Përbërësit
400 gr brokoli
150 gr patate
40 gr makarona spageti
1 thelbë hudhër
mente e fresket
borzilok
lëng mishi
vaj ulliri
kripë
piper
Hapat
Fillimisht qerojme hudhren, e presim shume imet dhe e vendosim ne nje ene te vogel me 3 luge vaj ullliri ne menyre qe te leshoje aromen e saj
Lajme patatet, i qerojme dhe i ndajme ne kubik te vegjel. Te njejten gje bejme edhe me brokolin duke i menjanuar kocanin kryesor dhe duke vecuar deget e vogla
Vendosim ne zjarr te moderuar nje tigan te thelle me nje luge vaj ulliri dhe shtojme brokolit, patatet, gjethet e mentes dhe borzilokut duke i perziere per 1-2 minuta
Shtojme gjithashtu lengun e mishit te nxehte (ose lengun e koncetrates se perimeve)dhe i leme te ziejne te gjitha bashke per rreth 20 minuta
eqim nga tigani disa copeza patate dhe brokoli te plota dhe pjesen tjeter e grijme ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen
E vendosim kremin serisht ne zjarr, shtojme patatet dhe brokolit te hequra menjane, e rregullojme supen me kripe e piper dhe e leme ne zjarr akoma per disa caste
Ndajme makaronat spageti ne copa te vogla dhe i ziejme ne uje me kripe, i kullojme dhe ia shtojme supes
E leme te marrin shijen e njera tjetres per disa minuta duke i shtuar dhe ndonje gjethe mente dhe borziloku, e sperkasim siper me vajin e aromatizuar me hudhra dhe e sherbejme te nxehte.