Përbërësit
- gjysmë pako makarona spageti
- vaj vegjetal
- 1 lugë të gjellës paste të djegës
- 2 lugë paste të domateve
- Pak rigon, krip, piper i zi
- djathë i bardhë ose kashkavall
- disa copa domate
Hapat
- Shtoni ujë të mjaftueshëm në tenxhere dhe pak kripë.
- Vendosni ujë të vlojë dhe pasi që të vlon shtoni makaronat.
- Duke vluar makaronat përgatitni sosin e domateve.
- Ndërsa në një tenxhere tjetër shtoni vaj vegjetalin, salcën dhe përzieni.
- Sosit ia shtoni, rigonin, biberin e zi dhe i fërgoni.
- Sosin në këtë mënyrë e fërgoni për 5 minuta dhe e largoni nga zjarri.
- Makaronave ia largoni ujin dhe ia shtoni sosin.
- Makaronat i vendosni në enën që do ta vendosni në furrë.
- Përmbi i hidhni pjesë të domateve dhe copëza të djathit.
- Në temperaturë 180 gradë celsius e pjekeni .
- Ju bëftë mirë!