Përbërësit
- 1L qumësht
- 100gr miell
- 100gr gjalpë
- pak arre moskat
- pak kripë
Hapat
- Per te pregatitur beshamelen si fillim vendosim ne zjarr te avashem gjalpin, e leme te shkrije dhe hedhim pak nga pak miellin duke e perziere perberjen ne menyre energjike per disa minuta qe te mos formohen kokerriza. Keshtu kemi perftuar ate qe francezet e quajne roux [ru].
- Heqim roux nga zjarri dhe i shtojme pjese pjese qumeshtin e ngrohte duke e perziere me nje luge druri.
- E vendosim perseri tiganin ne zjarr derisa salca te filloj te zieje dhe ne kete moment i hedhim pak kripe dhe pak arre moskate. E mbulojme me kapak dhe e leme te zieje ne zjarr te avashem per 15 minuta duke e perziere here pas here derisa te arrije trashesine e deshiruar.
- KESHILLE: Kur pregatisim beshamelen (sidomos nese jemi fillestar) eshte mire qe gjalpin dhe miellin te mos i perziejme mbi zjarr: mielli ka vetine te skuqet shume shpejt duke formuar kokrriza te cilat jane shume te veshtira per tu tretur.
- Prandaj heqim nje moment tiganin nga zjarri, shtojme miellin, e perziejme derisa te shkrihet ne gjalp dhe me pas hedhim qumeshtin duke e vendosur serisht ne zjarr te avashem.
- Sipas recetes qe po pregatisim, bashke me qumeshtin mund te shtojme edhe leng perimesh nqs duam te shoqerojme keto te fundit me salce, apo ereza te ndryshme nqs duam te shoqerojme mishin ose peshkun.
- Serisht sipas kerkesave te recetes kryesore, salca beshamele mund te behet me e trashe duke shtuar me shume miell apo me e holle duke shtuar me shume qumesht.