Përbërësit
- 150 ml qumesht arra kokosi
- 1 tufë e vogël me rrënjë koriandri
- 2 feta xhenxhefil
- 2 spec i kuq pikant
- 1 lugë gjelle salcë peshku
- 1 lugë gjelle lëng limoni
- 250 gr mish pule
- 3 domate të vogla të ndara përgjysmë
- 5 kërpudha të njoma ,të ndara në katër pjesë
Hapat
- Nxehni në tigan qumështin e kokosit, derisa të fillojë të vlojë.
- Shtoni xhenxhefilin, specat dhe rrënjët e koriandrit.
- Përzini përbërësit për një minutë, e më pas shtoni mishin e pulës.
- Vazhdoni të përzieni në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë gati, pastaj shtoni kërpudhat, domatet, salcën e peshkut dhe lëngun e limës.
- Vazhdoni të përzini në temperaturë të lartë, derisa pula të jetë pjekur si duhet.
- Shërbejeni dhe shijojeni.
Burimi: Telegrafi