Përbërësit:

1 pulë
750gr kërpudha të freskëta
4 vezë
200ml shtalpë
3 lugë e grirë
majdanoz
1 lugë erëza të përziera
vaj
kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

I grijmë shampinjonat dhe i skuqim në vaj. Pasi avullon lëngu, në tigan e hedhim majdanozin e grirë. Ne tigan i thyejmë vezët dhe përziejmë me lugë. Pasi skuqen vezët, tavën e heqim nga zjarri. Në tigan e shtojmë bukën e grirë dhe hedhim erëza të përziera, kripë dhe piper të zi. E shtojmë shtalpën dhe përziejmë.Përmbajtjen e vëmë në shirngë kuzhine dhe me ndihmën e saj e mbushim brendinë e pulës. Pulën e mbyllim me pej kuzhine
Në tavë hedhim vaj. Hedhim kripë sipër pulës dhe e vëmë në tavë. Sipër pulës hedhim vaj dhe në tavë shtojmë 200ml ujë. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 60 minuta, në temperaturë prej 220 gradë
Pulës së pjekur ia heqim perin e kuzhinës dhe e vëmë në pjatë për servirje. Sipër pulës hedhim me lugë nga lëngu nga tava. Përreth pulës vëmë gjethe sallate jeshile. Sipër gjetheve të sallatës jeshile vëmë topëza nga përmbajtja me kërpudha. Zbukurojmë me një rrepkë të kuqe, me degë majdanozi france dhe me disa feta domatesh