5 mënyra të thjeshta për të zbardhur fytyrën natyralisht

spot_img

Fytyra e bardhë dhe e shndritshme është padyshim shenjë e shëndetit të mirë dhe kujdesit për veten. Megjithatë mirëmbajtja e saj jo gjithnjë jep rezultat e duhura edhe pse gama e produkteve të lëkurës në treg është e gjerë. Për fat të mirë një nga alternativat gjithnjë të sigurta e që funksionon është trajtimi me metoda natyrale.

Kur themi këtë kemi parasysh të gjithë produktet që mund t’ju shkojnë ndër mend dhe që ndodhen në kuzhinën e shtëpinë tuaj. Në këtë artikull do ju tregojmë pesë mënyra se si të mban në formë lëkurën e fytyrës, plot shkëlqim, bardhësi e butësi. Ndiqni ato mëposhtë dhe zgjidhni të preferuarin tuaj sipas llojit të lëkurës.

Trajtimi me kos dhe vaj bajamesh
Acidi laktik i pranishëm tek kosi ndihmon në rregullimin e pehashit të fytyrës duke e bërë kështu një nga përbërsit më të mirë për trajtime. Bashkimi me vajin e bajames do t’i japë fytyrës tuaj butësi dhe shkëlqim.

Përbërësit
40 ml kos
5 ml vaj bajamesh

Përgatitja
Përzieni në një enë kosin me vajin e bajameve dhe më pas masën vendoseni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të veproje për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë trajtim këshillohet ta përdorni 2-3 herë në javë.

Trajtimi me vaj limoni dhe vaj trëndafili
Vaji esencial i limonit dhe ai i trëndafilit e ndihmon fytyrën tuaj të tonifikohet natyralisht.

Përbërësit
6 pika vaj esencial limoni
6 pika vaj esencial trëndafili

Përgatitja
Përzieni të dy vajrat në një enë dhe vendoseni masën mbi fytyrë të pastër para gjumit. Në mëngjes lani fytyrën si zakonisht dhe përdoreni këtë trajtim të paktën tre herë në javë.

Trajtimi me drithëra, qumësht dhe livandë
Drithërat për fytyrën kanë një rol të rëndësishëm e të njohur tashmë. Ato parandalojnë aknet, irritimet dhe skuqjet e fytyrës.
Gjithashtu funksionojnë si një pastrues natyral i qelizave të vdekura. Livanda me qumështin nga ana tjetër e qetësojnë dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

Përbërësit
20 gr drithëra
4 pika vaj esencial livande
45 ml qumësht

Përgatitja
Në një enë hidhni drithërat të cilat ju këshillojmë që të jenë të bluara. Po aty shtoni qumështin dhe vajin e livandës duke përzier derisa të formohet një masë e trashë. Vendoseni atë mbi fytyrë dhe lëreni 20 minuta për ta shpëlarë më pas me ujë të freskët.

Trajtimi me kamomil dhe mjaltë
Nëse keni fytyrë të lodhur, të tharë e të ashpër ky është trajtimi i duhur për ju.

Përbërësit
15 gr kamomil i tharë
125 ml ujë
30 gr mjaltë

Përgatitja
Si fillim zieni ujin dhe në të hidhni kamomilin e tharë. Lëreni të lëshojë të gjithë esencën e tij në ujë derisa të ftohet paksa e më pas kullojeni. Lëngun përziejeni me mjaltin dhe me një pambuk ose napë aplikojeni në fytyrë dhe qafë çdo natë para gjumit.

Trajtimi me qumësht, portokall dhe mjaltë
Një paketë vitamine C dhe antioksidantësh që minimizojnë poret dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

Përbërësit
45 ml qumësht
30 ml lëng portokalli
15 gr mjaltë

Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini në fytyrë dhe qafë. Lërini për 20 minuta të thahen dhe shpëlajini me ujë të bollshëm. Këtë trajtim rekomandohet ta përdorni dy herë në javë./AgroWeb


Top Channel

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles