Efekti i vajit të ullirit në trupin esëll
Vaji i ullirit për shkak të vlerave ushqyese që përmban është cilësuar si një ndër mrekullitë e natyrës.
Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë menjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.
Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si: Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%.
Për shkak të polipenolit që përmban, ainormalizon nivelet e kolesterolit në trup.
Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë qëe mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.
Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.
(Visited 193 times, 1 visits today)