FTOI – Disa dobi mjekesore nga mjeksia profetike !
Talha bin Ubejdullah , r.a., ka thene: Njehere kur shkova tek i Derguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e gjeta duke mbajtur nje ftua ne dore, te cilin ma ofroi duke me thene: ” Merre kete, o Talha, dhe haje, sepse ky eshte mjet per forcim, i cili perqendron fuqine e zemrese”.
Ftoi eshte peme e familjes se molleve me trung te vogel Cydonia oblonga, e familjes se trendafilit. Me se shumti perdoret i zier dhe si reeel. Ftoi eshte i ftohte dhe i thate ne shkalle te ndryshme, varesisht nga shija e tij. Por, ftoi eshte mjet i fuqishem per tkurrje dhe eshte i mire per barkqitje. Ftoi i embel eshte me pak i ftohte dhe eshte me i afert me ftoin e lehte, ndersa ftoi i hidhur dhe i tharte eshte me teper mbylles, i thate dhe i ftohte.
Te gjitha llojet e ftoit e shuajne etjen, ndalin te vjellat, rritin nxjerrjen e urines, ekuilibrojne ndjenjat, sherbejne per sherimin e furunkulave (te thateve) ne zorre, menjanojne te enjturit gjate menstruacioneve, ndihmojne laktacionin (rrjedhen e qumeshtit) dhe rrisin tajitjen e qumeshtit te gjirit, zvogelojne nauzene (ndjenjen e te vjellave) dhe qetesojne lekuren dhe membranen (qelizore).
Ngrenia e ftoit pas bukes zbut barkun, vepron si laksativ (pastrues i zorreve), lehteson vrerin dhe koncentrimin e vrerit te verdhe, dhe parapengon ngritjen e avullimeve. Ngrenia e ftoit para bukes vepron si konstriktor (lidhes, shtrengues) i fuqishem.
Ftoi pershpejton gjithashtu kalimin e qullit te ushqimit te tretur dhe te sedimenteve te tjera neper zorre, por ngrenia e tepert e tij mund te shkaktoje dhembje ne zorre dhe te demtoje nervat. Ngrenia e ftoit te zier vepron si shtrengues (lidhes) i lehte dhe eshte me i kendshem per bark. Hapja e vrimes ne ftua, heqja e farave dhe mbushja e tij me mjalte dhe me argjile te paster natyror dhe pjekja ne hi te nxehte (pastaj perdorimi i tij) per sherim e ben ftoin elektuarium.*
Me se miri eshte kur ftoi hahet i zier ose i pjekur me mjalte. Fara e frutit te ftoit eshte e dobishme per sterfyellin (lat. Trachea), sheron acarimin e fytit dhe kollen. Venia e melhemit te perfituar nga ftoi ndal djersitjen, forcon venat dhe barkun.
Si peme e zier, ftoi forcon barkun dhe meleine, vepron si mjet per forcimin e zemres, menjanon shtrengimet ne gjoks, relakson zemren dhe hap enet e gjakut.
Ftoi ka prejardhje nga Persia. Perdoret i fresket ose ne forme kompostoje, receli, prevedeje, marmelate, si dhe per tei dhene shije, arome dhe per ta bere me te qendrueshme marmelaten e molles, te dardhes dhe te frutave te tjera.
Ftoi eshte i ushqyeshem: ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale (kalium etj.). Fruti i ftoit eshte i pasur me lende aromatike, qe ia shtojne vleren. Ftoi ka veti rrudhese dhe, per kete qellim, eshte perdorur qe ne kohet e lashta. Perdoret kunder diarrese, dizenterise dhe te vjellave. Perdorim te mire ka ne forcimin e organizmit te pleqve dhe te atyre qe jane ne rekonvaleshence. Rezultate shume te mira jane arritur kunder crregullimeve te lukthit dhe te zorreve, kur ftoi perdoret si eaj, i cili ka efekt rrudhes (shtrengues).
Receta: 1-2 kokrra ftoi pastrohen dhe priten ne copa te vogla, te cilat zihen nje ore ne tre eerek litre uje. Lengu i perfituar pihet 1-2 gota ne dite. Kjo kure zgjat 2-3 dite.
Vlere te madhe kane edhe gjethet e ftoit, te cilat perdoren si qetesues kunder neurastenise, pagjumesise, kunder rrahjeve te shpeshta te zemres (takikardia), kunder kolles se panderprere etj.
Receta: 5 g gjethe te ftoit zihen ne 100 g uje per 10 minuta. caji pihet menjehere.
Lengu i perfituar nga zierja e gjetheve te ftoit perdoret per larjen e syve ne raste kur dhembin.
Farat e ftoit permbajne lende mucilagjinoze e yndyrna. Ato perdoren kunder hemorragjive (gjakderdhjeve), hemorroideve etj. Kane efekt ne rastet e erregullimeve te lukthit dhe te zorreve dhe ndihmojne ne pastrimin e zorreve.
Ne keto raste merren: 200 g fara dhe pasi te shtypen, zhyten ne 100 g uje. Lengu i fituar, pas kullimit, pihet njeheresh. Ky leng perdoret edhe per larjen e plageve dhe per gargara (shperlarje) ne acarimet e grykes./PK/.
(Visited 437 times, 1 visits today)