Investimi në kalanë e Ali pashë Tepelenës, po kthehet në potencial turistik

spot_img

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Kalaja e Tepelenës dhe lagjja rreth saj po kthehet në një ndër pikat më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, pas punimeve rehabilituese që po kryhen nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, inspektoi sot nga afër punimet që po kryhen në kalanë e Ali pashë Tepelenës.

“Mahnitës ndryshimi i kalasë së Ali pashë Tepelenës, një lagje plot tradita e trashëgimi kulturore, që po kthehet në potencial turistik, në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “këtu është bërë një ndryshim total”.

Deputetja Kumbaro u shpreh se “pjesa përpara kalasë u pastrua nga ndërtimet pa leje dhe do të jetë pjesë e shëtitores me një pamje fantastike edhe mbi mal. Kalanë do ta bëjmë qendër turistike dhe komerciale”.

“Ka përfunduar loti i dytë, që është pjesa e brendshme e kalasë me rrugët, ndriçimin dhe kanalet, dhe po mbyllet projekti për pjesën e tretë të rikualifikimit, që janë fasadat e objekteve dhe krijimin e shesheve të vogla brenda kalasë për t’i kthyer në vende turistike.
Ka përfunduar pjesa e infrastrukturës, rrugët publike, nga gardhet që kishin zënë gjithë hapësirat dhe ishte e pamundur të kaloje, janë kryer ndriçimi, infrastruktura nëntokësore”, – nënvizoi Kumbaro.

Kryebashkiaku Peçi tha se “projekti i restaurimit të brendshëm i kalasë, do t’i japë bashkisë shumë të ardhura”.

Kalaja e Ali pashë Tepelenës është listuar si monument kulturor i kategorisë së parë në 1963 dhe ndodhet në veri të qytetit Tepelenë.

Kalaja e ndërtuar nga Ali Pasha për të rrethuar sarajet e tij është monumenti më i rëndësishëm në Tepelenë. Me sipërfaqe 4.5 hektarë, ajo u ndërtua në vitin 1819 dhe sot është një ndër objektet më të rëndësishme historike me mjaft interes për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles