Një shtëpi në parajsë me njerëz të mrekullueshëm

spot_img

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kthimi i shtëpive në bujtina po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendjen e turistëve të huaj e vendas drejt fshatit.

Pikërisht për promovimin e tyre, Kryeministri Edi Rama viziton herë pas here bujtina të ngritura në zona të ndryshme të vendit.

Kësaj here ndalesa e Kryeministrit ishte në bujtinën “Maria” në Labovën e Kryqit, në Gjirokastër. Kjo është shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat plot histori, falë mbështetjes nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare.

“Bujtina ‘Maria’, në Labovën e Kryqit, një shtëpi në parajsë, me njerëz të mrekullueshëm, ku gatuhet një bukë që duhet të vini ta shijoni. Dëgjomëni mua, se kam parë dhe nuk flas kot, flas me siguri të plotë”, tha Rama.

Qeveria shqiptare në mandatin e tretë të saj synon të rrisë më tepër mbështetjen për qytetarët që do të kthejnë shtëpinë e tyre në një bujtinë.

Për çdo emigrant që kthehet dhe investon në shtëpinë e prindërve apo gjyshërve të tij qeveria do të japë një grant prej 5 mijë eurosh.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles