Boronicat janë ushqim i përkryer
Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitaminat C dhe E, riboflavinë, niacinë dhe acid folik.Ato janë burim i pasur i acideve elagjike. Acidi elagjik ka veçori antikancerogjene dhe mundësinë e mbrojtjes së materialit gjenetik. Po ashtu nxit nivelin e shëndetshëm të apoptozës, procesit me të cilin trupi kërkon dhe shkatërron qelizat e dëmshme apo të dëmtuara, si dhe qelizat e kancerit.
Boronicat përmbajnë sasi të mëdha të kuercetinit, i cili mund të zvogëlojë gjasat e shfaqjes dhe seriozitetin e alergjive.
Boronicat përmbajnë minerale siç janë hekuri, magnezi, mangani dhe kaliumi. Boronicat përmbajnë acid salicilik, versionin natyror të aspirinës. Acidi salicilik hollon gjakun dhe zvogëlon dhimbjet.
Boronicat janë ushqim i përkryer kundër inflamacioneve.
(Visited 161 times, 1 visits today)