“Eja në shtëpi”, Rama uron mirëseardhjen shqiptarëve të diasporës në sezonin turistik

spot_img

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i uroi sot të gjithë shqiptarëve të diasporës mirëseardhjen në shtëpinë e tyre gjatë sezonit turistik.

Me anë të një videoje me pamje nga bukuritë e natyrës dhe traditës së vendit tonë, qytetarë me profesione të ndryshme përmes motos “Eja në shtëpi” ftojnë të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të rikthehen në Shqipëri për sezonin veror.

“Mirëmëngjes dhe me këtë urim mirëseardhës për shqiptarët e diasporës në shtëpinë e tyre gjatë stinës së verës, ju uroj një javë të mbarë”, – tha Rama.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen nga shqiptarët, por edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.

Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

/k.s/

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles