Stresi nxit nepsin/ Njihuni me 7 mënyra për ta minimizuar atë

spot_img

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues ose ngushëllues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë shtatë këshillat e listuara mëposhtë:

Mos Pini Kafeinë Ose Alkol
Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkol sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkoli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini Shumë Ujë Gjatë Ditës
Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes Me Nivelet e Sheqerit Në Gjak
Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet Yndyrore Omega-3
Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore. Këto të fundit përmirësojnë humorin dhe luftojnë inflamacionin në organizëm.

Kujdes Me Racionet
Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet Me Magnez
Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit. Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kujdes Me Mënyrën E Të Ngrënit
Nëse vëreni se i nënshtroheni nepsit të nxitur nga stresi, përpiquni të kufizoni racionet, në mënyrë që të përqendroheni tek shija e ushqimit. Më pas dilni për një ecje. Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin.
Rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit. Një mënyrë se si të bëni këtë është që të mbushni frigoriferin dhe kuzhinën me ushqime të shëndetshme e jo të përpunuara./AgroWeb


Top Channel

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles