Krem orizi me dardhë 6 + muaj

spot_img

Shkruan: Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, subspecialist dietolog – nutricionist

Është e nevojshme:

– një dardhë

– tre lugë oriz integral ( ngjyre kafe)

 – ¼ filxhan ujë

– ½ filxhan me qumësht gjiri (apo
qumësht formulë)

Përgaditja

1. Bluani orizin për 2 min derisa te
jetë plotësisht në formë mielli.

2.Vendoseni ujin tigan dhe posa të
merr valën e parë shtojini orizin. Pastaj uleni pak temperaturën dhe lëreni për
tu zier rreth 5 min.

3. Ndërkohë, qërojeni dhe pastrojeni
dardhën, dhe prejeni në copa shumë të vogla.

4 .Pastaj vendosni dardhë në qullin e
orizi, mbuloni dhe gatuajini për 5 deri në 7 minuta Nëse është e nevojshme,
shtoni ujë, por jo shumë, në mënyrë që në fund të gatimit oriz pothuajse të
thithë çdo gjë.

5. Hiqeni përmbajtje e zier nga tigani
dhe lëreni të ftohet së paku 5 min.

6. Shtojeni ½ filxhan qumështin e
gjirit apo formula (varësisht cilën e përdorni për foshnjën tuaj ) .

7. Në fund i vendosni të gjithë përbërësit brenda blenderit për 2 min dhe i grini derisa të përftoni një pure homogjene për foshnjën tuaj.

Vlerat ushqyese:

Orizi ngjyre kafeështë një nga
ushqimet e para që duhet provuar tek foshnjat në moshën 6 muajshe, atëherë kur
fillohet me ushqimet e ngurta.  Orizi
është mjaft praktik për tu përgaditur, është kryesisht një ushqim i freskët,
një drith pa gluten dhe detoksikues. Nuk ka veti alergjike dhe ka shije
neutrale, që është e rëndësishme në procesin e adaptimit të foshnjës me
ushqimin. Në qull të orizit integral kemi mjaft vlera ushqyese e elemente të
rëndësishme: Është i përbërë nga  ujë,
proteina , karbohidrate, sheqerna, fibra ushyese dhe lipide; ne mesin e
mineraleve përfshihen, natriumi, kaliumi, hekuri ,fosfori, mangani, seleni, dhe
zinku.  Te orizi janë të pranishme disa
vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B6 dhe B5), vitamina K, vitamina E. Sa për
aminoacidet, të paranishme janë acidi glutamik, acidi aspartik ,alanina,
arginina, cistina,  valini, triptofani,
lizina, eucina, serina, glicina dhe tirosina.

Dardha : rekomandohet si një
ushqim anti-alergjik.Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga
kolla.Dardhat janë një fryt shumë i pasur më fibra si dhe  burim i rëndësishëm i vitaminave, C, K, B2,
B3 dhe B6. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium,
bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës është e mbushur plot me vlera
ushqyese-shëndetsore te rendesishme per rritjen dhe zhvillimin normal të bebi
tiuaj  si dhe bën mrekulli për ngritjen e
imunitetit te bebit tuaj. Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në
lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës.

KUJDES: në mënyrë që të mos rrezikoheni nga arseniku që gjendet në oriz, duhet që ta lini atë në një enë me ujë gjatë gjithë natës. Të nesërmen shpëlajeni me ujë të pastër, kullojeni mirë dhe pastaj vazhdoni procedurat e përshkruara siper ,bluarjen apo vendoseni të ziejë. /www.familjadheshëndeti.com

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles