Bukuritë natyrore të Matit, destinacion për t’u vizituar nga turistët vendas e të huaj

spot_img

;

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Bukuritë natyrore të Matit, e kanë kthyer atë në një destinacion për t’u vizituar në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga disa prej destinacioneve kryesore për t’u vizituar në Mat.

“Mirëmengjes dhe me bukuritë e Matit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

I përshtatshëm për zhvillimin e turizmit malor, familjar, kulturor e historik, zona e Matit ofron po ashtu mundësi të shumta edhe për aktivitete të ndryshme në natyrë.

Ulëza, Bushkashi, kanioni i Urakës, lumi Mat, kalaja ilire e Stelushit, shpellat e Bruçit, Varri i Turkut, kisha e Shën Trinisë, kisha e Shën Mërisë, Parku Qafështamë, Madhesh, Burimi i Shutrrejës, Parku Kombëtar Zall-Gjocaj, Guri i gjatë, Macukull, Mali i Dejës, Liqenet e Balgjajt, kalaja ilire e Xibrit, Shtëpia e Pjetër Budit, kalaja e Petralbës, Ura e Vashës, Guri Nuses, Kurdari, janë vetëm disa nga vendet që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles