Dita e Bjeshkëve të Bushtricës/ Klosi: Me rrugën e Arbrit dhe aeroportin e Kukësit, destinacion i preferuar i turistëve

spot_img

TIRANË, 11 korrik /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Kukësit mblodhi sot banorët vendas, vizitorë e udhëtarë dhe autoritetet e turizmit në vend në një festë mbresëlënëse në Ditën e Bjeshkëve të Bushtricës, mes natyrës së mrekullueshme të zonës.

Në aktivitet mori pjesë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici si dhe admirues të turizmit malor.

Në fjalën e tij, ministri Klosi tha se me përfundimin e rrugës së Arbrit dhe aeroportin e Kukësit, Kukësi dhe gjithë zona përreth, duke përfshirë edhe Bjeshkët e pakrahasueshme për nga bukuria dhe klima e shëndetshme, do të jetë një destinacion i preferuar turistik.

“Me shumë kënaqësi pranova këtë ftesë të Kryetarit të bashkisë për të marrë pjesë në festën e Bjeshkëve të Bushtricës dhe është shume e nevojshme që ne pushteti qendror dhe pushteti lokal të shtojmë këto organizime që kanë shumë qëllime, po më kryesorja është rikthimi i emigrantëve te cilët kanë bërë ekonomi dhe kanë mundësi të vijnë të investojnë në këto anë”, u shpreh ministri Klosi.

“Ne para dy ditësh inaguruam aeroportin e Kukësit, një ngjarje shumë e madhe për krahinën por që do të sjellë mundësi shumë të madhe që të zhvillohen Bjeshkët si destinacion turistik i dimrit dhe kjo duhet të jetë dhe kjo është një nga strategjitë tona të Ministrisë së Turizmit qe të investohet në zonat malore ato të jenë sa më të mbrojtura”, vijoi Klosi.

“Kjo është një nga zonat më të mbrojtura të Shqipërisë. Janë pjesë e Agjencisë së zonave të mbrojtura por duhet t’u ofrohen edhe turistëve. Prandaj me bërjen e rrugës së Arbrit me plotësimin e investimeve në rrugën e Kombit me bërjen e aeroportit ky destinacion do të jetë shume i kërkuar vitet e ardhshme”, tha ai.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici tha se në Festën e Bjeshkëve ka shumë të ardhur nga Kosova.

“Kemi dhe më shumë turistë të huaj për shkak dhe të hapjes së aeroportit për hir të së vërtetës. Aeroporti do t’i japë një mbështetje shumë të madhe se do të kemi më shumë turistë vendas, turistë kosovarë dhe turistë të huaj dhe do të jenë prezent çdo ditë e më shumë”, vijoi Gjici.

“Çdo vit e më shumë shtohen turistët. Në fakt këtë vit kemi pasur shumë turistë jo vetëm në këtë zonë po duke filluar nga Shishtaveci, Topojani, Prekia, Konesiani, Burgjaja, Bjeshkët e bukura të Buzëmadhës. Shtegu i Ngjyrave këtë vit ka pasur shumë turistë. Natyrisht dhe mbështetja ka qenë shumë e madhe nga Qeveria, Ministria e Turizmit  për bjeshkët e bashkisë Kukës”, u shpreh kryebashkiaku.

“Ne do ta kthejmë në traditë këtë festë, siç është sot për bjeshkët e Bushtricës do të jetë festa e Bjeshkëve të Topojanit, Buzëmadhes e me radhë. Në fakt këto nuk janë  festa lokale për turizmin por ne do i kthejmë si ditë feste për të thithur më shumë turistë”, tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles