FOTOGALERI/ Avioni i parë me pasagjerë ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, “ZAYED-Flatrat e Veriut”

spot_img

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në aeroportin e dytë ndërkombëtar shqiptar, “ZAYED-Flatrat e Veriut” në Kukës nisën sot fluturimet, ndërsa avioni i parë me pasagjerë u ul nga Zyrihu në fluturimin e kompanisë Helvetic Airlines.

Ky fluturim shënon nisjen zyrtarisht të fluturimeve nga ky aeroport.

Avioni i nisur nga Zyrihu me 67 pasagjerë u ul në aeroportin e Kukësit rreth orës 12:45 të së premtes.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “ZAYED-Flatrat e Veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga ky aeroport.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles