FOTOGALERI-Përurohet “Luxyry Premium Finese” në Golem/ Klosi: Simbol i zhvillimit të një industrie turistike të qëndrueshme

spot_img

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i pranishëm të enjten në përurimin e hotelit “Luxyry Premium Finese”, në Golem të Durrësit, tha se “ky investim i një tjetër strukture akomoduese, nuk është vetëm një hotel më shumë, por është simbol i zhvillimit të një industrie turistike të qëndrueshme”.

Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, Klosi vlerësoi se, ky hotel i standardeve dhe i cilësisë bashkëkohore, është vlerë e shtuar në rritjen e fuqisë së besimit në zhvillimin e sektorit.

Klosi theksoi se “ky motor zhvillimor i vendit, nuk mund të vihej në lëvizje dhe as të krijonte besueshmërinë e sotme, pa atë që është një e ditur e gjithë pranuar, vizionin e kryeministrit Edi Rama, që pa tek turizmi potencialin e lartë të tij, ai që ideoi në këtë sektor rrugëtimin e tij drejt industrisë së qëndrueshme dhe mbështeti politikat lehtësuese për të”.

Ministri tha se, “për më shumë se dy dekada, Shqipëria, vendi mesdhetar i diellit të 300 ditëve, bregdetit e maleve në të njëjtën hapësirë gjeografike, i historisë, kulinarisë e mikpritjes, kishte ngecur në shifrat e 3 milionë vizitorëve në vit e 800 strukturave akomoduese”.

Në pak vite, vijoi ai, këto shifra ndryshuan me shpejtësi.

“Turizmi i parapandemisë, në 2019-ën vendosi rekordin e 6.4 milionë turistëve të huaj. Kjo kërkesë e shtuar për destinacionin tonë, u reflektua edhe në nevojën e shpejtë për shtimin e kapaciteteve akomoduese. Nga 840 struktura akomoduese në 2013-ën, në sistem me NIPT aktiv rezultojnë sot, rreth 2900 të tilla. Hotele, resorte, fshatra turistikë, bujtina, guest house, shtëpi pritëse, kategori të të gjitha llojeve të strukturave akomoduese nga bregdeti në thellësi të vendit. Vetëm në 4 vitet e fundit janë 350 struktura të reja të përfunduara. Pra, në çdo 4 ditë një strukturë e re turistike projektohet, investohet, realizohet dhe shndërrohet në një pol të ri ekonomik punësimi dhe biznesi për qytetarët e këtij vendi”, – tha Klosi.

Teksa theksoi se, “ky nuk është as zhvillimi natyral dhe as interesi i pabazuar. Po qartazi reflektimi i asaj politike të mbështetjes të kryeministrit Edi Rama”.

Duke u ndalur në lehtësitë që ka ndërmarrë qeveria për zhvillimin e turizmit, Klosi tha se, “reduktimi i TVSH-së për hotelerinë në 6 %, mbështetja për investitorët strategjikë, të hotelerisë së nivelit 4 dhe 5 yje, apo mbështetje për agroturizmin si një ofertë e re turistike, e zhvillimit të zonave të brendshme të vendit. Por, mbi të gjitha garancia se këtu ka mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, ka bërë që sot në Shqipëri të kemi disa nga brandet më të njohura të hotelerisë ndërkombëtare si: Hilton, Hayat, Merriot, Melia, Mk Group, Radisson Blu, Maritim Plaza, Maritim Crowne Plaza, Movenpik i Accor, Amarad”.

Klosi theksoi se, prezenca e brandeve më të njohura të hotelerisë ndërkombëtare, sikundër edhe shtimi i strukturave akomoduese, është prova më e qartë se Shqipëria është tashmë vendi i besueshëm i investimeve dhe investitorëve, sipërmarrësve dhe sipërmarrjes.

Por, megjithatë vuri në dukje ai, ne jemi të vetëdijshëm se aq sa kemi bërë për turizmin, nuk është askund me atë që duam të mbërrijmë dhe as fare me atë që turizmi ka ende nevojë për t’u konsoliduar.

“Kemi ende nevojë për t’u konsoliduar si shoqëri me mentalitetin e një vendi turistik. Kemi nevojë për ta kuptuar dhe trajtuar turizmin, si aset ekonomik, për ta kuptuar dhe trajtuar bregdetin, burimet natyrore, burimet ekonomike si asete kombëtare. Dhe menaxhimi i tyre kërkon e respektimin e kornizave ligjore, rregullave, standardeve. Kjo është beteja jonë. Teksa ngremë hotele e resorte prestigjioze, bujtina e guest house, duhet të ecim paralelisht me kapacitetet njerëzore”, – deklaroi ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles